Pak ditë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”, rrjeti është përfshirë nga polemika të forta pas një postimi që po qarkullon kudo.
Sipas asaj që është publikuar, Xhindi ka lënë të kuptohet se fituesja është vendosur tashmë dhe bëhet fjalë për Selinin, ndërsa në listë përmenden edhe finalistët: Miri, Rogert, Selin, Mateo dhe ndoshta Brikena.
Xhindi eshte dikush qe i mer vesh gjerat ne Top Channel

Por ajo që ka ndezur më shumë reagimet është mbështetja masive për Mateon. Shumë ndjekës po shprehen se ai po del fitues në pothuajse çdo sondazh online, por pavarësisht kësaj, pretendohet se produksioni po favorizon Selinin dhe Mirin.
Madje, në rrjet po qarkullojnë akuza se Mateo është “censuruar” gjatë spektaklit, duke i dhënë më pak hapësirë krahasuar me banorët e tjerë. Fansat pretendojnë se ai ka qenë ndër më të spikaturit për emocionet pozitive që ka dhënë, ndryshe nga situatat e kritikuara të Selinit dhe Mirit, të cilat sipas tyre janë fokusuar më shumë në dinamika të diskutueshme.
Komentet kanë shpërthyer:
“Mateo fiton në çdo sondazh dhe prapë duan t’ia japin dikujt tjetër!”
“Kjo nuk është më votë publiku!”
“Padrejtësi e madhe ndaj Mateos!”
