Sipas pamjeve që po qarkullojnë, situata doli jashtë kontrollit kur Miri, gjatë përplasjes verbale, tentoi dy herë ta godasë me shuplakë Mateon. Banorët e tjerë ndërhynë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa produksioni pritet të reagojë për incidentin.
Debati nisi me tone të ashpra, por u kthye shpejt në një moment shumë të tensionuar që ka ndezur rrjetin. Fansat janë ndarë në dy kampe: disa e dënojnë reagimin e Mirit, të tjerë mendojnë se situata u provokua.
🔴 A do të ketë masa nga produksioni?
🔴 Si do të ndikojë kjo përplasje në lojën e tyre?
