Friday, March 27, 2026
HomeALBPlas “bomba” në BBVA: Rogerti është kushëriri i sponsorit kryesor të programit?

Plas “bomba” në BBVA: Rogerti është kushëriri i sponsorit kryesor të programit?

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta që kanë ndezur rrjetin dhe kanë hapur debat mbi transparencën e formatit.

Në një intervistë të fundit, ai ka ngritur dyshime serioze për favorizim ndaj Rogertit, duke pretenduar se produksioni ka treguar tolerancë të vazhdueshme ndaj tij.

Sipas Tozajt, kjo vihet re në mënyrën se si janë trajtuar situatat dhe shkeljet e rregullave, duke theksuar se:

Rogerti nuk është ndëshkuar asnjëherë me masa të forta si zarf i zi apo penalizime të tjera.

Por deklarata më e fortë erdhi kur ai hodhi një akuzë direkte:

“E kam të vërtetuar. Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e besojnë këtë version dhe atyre që e konsiderojnë si një aludim pa prova.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments