Friday, January 16, 2026
HomeALBPetale trëndafilash nga ajri…/ Zbuloni dy banorët që morën surprizën e veçantë

Petale trëndafilash nga ajri…/ Zbuloni dy banorët që morën surprizën e veçantë

Miri dhe Stelina janë dy banorë që kanë krijuar raport të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ata njihen që nga jashtë, por duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë afruar dhe më shumë si miq.

Ditën e sotme, Stelina i ka qëndruar pranë Mirit, pasi ky i fundit ka patur disa debate të forta me Keijsin, Mateon dhe Erikun.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kanë marrë edhe një surprizë të bukur nga ajri. Për Mirin dhe Stelinën erdhi një parashutë me fotografinë e të dyve, e cila hodhi edhe disa petale trëndafilash.

Dy banorët u emocionuan, ndërkohë Stelina shton se kjo dhuratë është nga një shoqe e tyre e përbashkët.

Kujtojmë se kjo surprizë vjen pas deklaratë së Keijsit që Miri u ka blerë lule dashnoreve të tij, te dyqani i luleve të Stelinës. Kjo e fundit e mohoi kategorisht këtë deklaratë të papritur të banorit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments