Friday, January 16, 2026
HomeALBPërplasje e ashpër në dhomën e gjumit, Alba hedh Bian nga krevati

Përplasje e ashpër në dhomën e gjumit, Alba hedh Bian nga krevati

Një tjetër përplasje ka tensionuar mbrëmjen në shtëpi, këtë herë mes Albës dhe Bias, ku shkak u bë ndarja e krevatit në dhomën e gjumit. Situata nisi kur Alba i kërkoi hapur Bias që të mos flinin më bashkë dhe t’i lironte vendin, duke i kujtuar se kishte një shtrat tjetër poshtë.

E ke krevatin poshtë”, i drejtohej Alba, ndërsa tensioni u rrit kur ajo nisi t’i tërhiqte jorganin me insistimin që të merrte shtratin për vete. Bia refuzoi në mënyrë kategorike të largohej, duke i kërkuar Albës ta linte të qetë.

Gjatë përplasjes, teksa Alba vazhdonte të tërhiqte jorganin, Bia u rrëzua në tokë. Menjëherë pas kësaj, Alba reagoi duke pretenduar se rrëzimi ishte i qëllimshëm dhe jo aksidental.

“U rrëzove me qëllim”, ishte akuza e drejtpërdrejtë e Albës, ndërsa situata nuk mbeti vetëm mes dy vajzave. Në debat u përfshinë edhe banorë të tjerë, përfshirë Limin, i cili u përpoq të qetësonte gjakrat.

Ndërkohë, Londrimi iu afrua Bias, duke i kërkuar më shumë mirëkuptim dhe që ta lironte shtratin për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments