Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur me tensione, teksa një debat i ashpër ka shpërthyer mes Eglit dhe Jozit. Shkak për përplasjen është bërë takimi që Egli pati një natë më parë me ish-partnerin e saj, aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, gjatë spektaklit live.
Jozi e akuzoi Eglin se i kishte hedhur “kunja” Olsit gjatë takimit, ndërsa Egli e mohoi këtë dhe theksoi se ato që tha ishin thjesht të vërtetat e saj.
Jozi: Dy kunja ia hodhe.
Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.
Jozi: Kunja janë.
Egli: Ma ndjen këtu me e thënë, se kam dy vite e ca pa e parë.
Jozi: Janë kunja.
Egli: A e kuptove ti?
Jozi: Po shumë mirë.
Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja, më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për çfarë nxjerr nga goja.
Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja. Se kështu je ti, nuk ke cipë, e ke lënë jashtë.
Egli: Respektin e kam pasur 10 herë më të madh dhe mund të them çfarë të dua. Ti shiko çfarë nxjerr vetë nga goja, se unë mbaj përgjegjësi për fjalët e mia.
Jozi: Jo, shqetësohu ti për çfarë the për një krahinë nderi.
Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto tre ditë vetëm atë bëj.
Jozi: Nuk merrem me atë, por me ofendimet dhe pisllëqet që ke nxjerrë prej goje dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë në këtë shtëpi.