Dita nisi e qetë për çiftin e sapomartuar, Egli dhe Gjesti, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, por pa kaluar shumë, tensionet mes tyre nisën të rriteshin.
Gjatë një bisede të zakonshme për gjumin dhe organizimin e punëve të shtëpisë, Egli vuri re se Gjesti kishte hequr unazën e martesës – një veprim që e shqetësoi.
“Nuk mbaj kurrë unazë, as i martuar, as me grua. Unazë plastike po, por jo martese. Duhet të ma njohësh karakterin,” u shpreh Gjesti me një ton të prerë.
Reagimi i Eglit nuk ishte aspak i qetë. E zhgënjyer nga veprimi, ajo tha: “Dakord se ta kam njohur surratin, po mos me e mbajt as 24 orë më duket çudi. Je i pafytyrë.”
Në shenjë proteste dhe për të shprehur mërzinë e saj, Egli vendosi të heqë edhe ajo unazën, duke shënuar kështu momentin e parë të tensionuar mes tyre që prej kurorëzimit të dashurisë së tyre brenda shtëpisë.
