“Përgjigjja që s’e priste askush! Pas akuzave që s’këndon live, Gjesti ‘hakmerret’ me kitarë në dorë dhe një mesazh thumbues!”

Pas kritikave të shumta në rrjete sociale se nuk këndon dot live, Gjesti vendos t’ua mbyllë gojën të gjithëve – dhe e bën në stilin më të bukur të mundshëm!

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një performance në një nga club-et më të njohura, këngëtari u shfaq me kitarë në dorë dhe interpretoi live këngën e tij “A je pendu?”, duke surprizuar dhe kënaqur publikun që s’ndalej së duartrokituri.

Por nuk mbaron me kaq! Pas performancës, ai postoi një story thumbues me tekstin:

“A je pendu?”

Një referencë direkte nga teksti i këngës – “A je pendu që s’ke thirr, a s’ke shku…” – që u interpretua si një mesazh për kritikët që e kanë paragjykuar publikisht.

Reagimi i ndjekësve ishte i menjëhershëm: komentet pozitive dhe mbështetja për artistin vërshuan, ndërsa videoja e performancës po bëhet virale.

Gjesti live