Monday, March 16, 2026
HomeALBPërfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në qytetin e Vlorë me deputetët e qarkut të Vlorës dhe përfaqësues të administratës së bashkisë. Rama kishte mbërritur në Vlorë nga Dhërmiu, ku ndodhej që prej datës 14.

Rreth orës 11:15 ai iu drejtua zonës së Plazhi i Vjetër, ku u prit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e qarkut, Erjona Ismaili, si edhe nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Takimi zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve Kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik.

Në fokus të bisedës ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Vlorës i është kushtuar një vëmendje e veçantë vitet e fundit përmes investimeve në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim urban. Ai nënvizoi se këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e potencialit turistik të qytetit dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri kërkoi nga kryetarja e bashkisë që për çdo investim apo projekt të ri në qytet të kërkojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e ministrive përkatëse.

Sipas tij, ky koordinim është i domosdoshëm për të përshpejtuar realizimin e projekteve dhe për të garantuar që ato të përfundojnë brenda afateve të parashikuara.

Në prag të sezonit turistik, Rama theksoi gjatë takimit me dyer të mbyllura nevojën për masa konkrete që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike, përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e standardeve të pritjes për turistët.

Ai shtoi se përgatitja në kohë e infrastrukturës dhe e shërbimeve është thelbësore për të përballuar fluksin e vizitorëve që pritet gjatë muajve të verës në Vlorë dhe në zonat përreth.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments