Tuesday, April 7, 2026
HomeALBPërballje e ftohtë në dasmë: Greta zgjat dorën, Juela e injoron (VIDEO)

Përballje e ftohtë në dasmë: Greta zgjat dorën, Juela e injoron (VIDEO)

Një nga përballjet më të forta të djeshme ka ndodhur mes Juelës dhe Gretës, të cilat prej kohësh kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Konflikti mes tyre arriti kulmin kur Greta përdori fjalor të rëndë, çka çoi edhe në përjashtimin e saj.

Megjithatë, surpriza erdhi mbrëmjen e djeshme në dasmën e Mateos dhe Brikenës, ku Greta u shfaq papritur, duke krijuar një moment tensioni të madh.

Të dyja u gjendën përballë njëra-tjetrës në një situatë që pritej të sillte pajtim. Greta bëri hapin e parë duke i zgjatur dorën Juelës, por reagimi i kësaj të fundit habiti të gjithë: ajo e la dorën e Gretës pezull, duke refuzuar ta përshëndesë.

Ky veprim është komentuar gjerësisht në rrjet, ku shumë e konsiderojnë si një gjest jo të hijshëm, sidomos duke qenë se situata mund të ishte mbyllur aty, në një event kaq të rëndësishëm.

Videoja e momentit po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka ndezur debat të fortë mes ndjekësve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments