Monday, March 30, 2026
HomeALBPasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe bën lëvizjen e radhës,...

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe bën lëvizjen e radhës, i kërkon…

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga KQZ rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996, raporton gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi.

Ndërkaq dje, Braçe ka qenë i pranishëm edhe në takimin në njësinë 11, me drejtuesit politik dhe socialistët e zonës.

Kjo lëvizje vjen pasi Erion Braçe u vetëofrua si kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk e përjashtoi edhe mundësinë për të dalë si kandidat i pavarur.

Deklaratat janë bërë në takimin e Asamblesë së PS-së në njësinë 5 që u zhvillua dje pas mbledhjes grupit. Po ashtu Braçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e hapjes në parti.

Sipas tij forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments