Një histori që ka prekur zemrat e publikut po merr një tjetër kthesë pozitive. Pas ndihmës financiare prej 10 mijë eurosh, biznesmeni i njohur Shaqir Palushi duket se është gati të ndërmarrë një hap edhe më të madh në mbështetje të ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldo.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Palushi bëri të ditur se fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka dhënë këtë shumë si ndihmë të menjëhershme, ndërsa njëkohësisht ka bërë thirrje për mobilizim më të gjerë për të ndihmuar Stenaldon.
Ai theksoi se historia e tij është një shembull force dhe mosdorëzimi, duke shtuar se tashmë objektivi kryesor është sigurimi i një banese për të dhe familjen e tij.
Ndërkohë, reagimi i publikut ka qenë i menjëhershëm, me shumë qytetarë që janë bashkuar në këtë nismë humanitare, duke e kthyer këtë rast në një nga historitë më prekëse të momentit.
Stenaldo, i cili së fundmi preku publikun me rrëfimin e tij emocional, ka theksuar se nevoja më e madhe për të është një shtëpi ku të jetojë me nënën e tij në kushte dinjitoze.
Duket se ndihma prej 10 mijë eurosh ka qenë vetëm fillimi… ndërsa ajo që pritet tani mund të ndryshojë plotësisht jetën e tij.
