Pas mbledhjes së qeverisë disa ditë më parë në Vilën e Kuqe, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
Ndërkohë, një ditë më vonë, më 17 janar, Rama do të mbledhë në Golem kryetarët e bashkive.
Këto mbledhje vijnë si pjesë e bilancit të punës së kryer dhe për hartimin e planit të punës për 12 muajt e ardhshëm.
Takimet zhvillohen disa ditë para hapjes së sezonit parlamentar për vitin 2026, i cili nis më 19 janar.
