Mbrëmjen e djeshme në Prime të Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Brikena shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë në dhomën e rrëfimit, mes brohorimave të publikut që thërriste “Puthe!”.
Fillimisht, momenti u duk si një hap i shumëpritur në raportin e tyre, por ajo që ndodhi më pas ka ngritur shumë pikëpyetje.
Pas daljes nga dhoma e rrëfimit, Brikena u shfaq e heshtur dhe e tërhequr, me një buzëqeshje të sforcuar dhe pa dhënë asnjë koment, duke krijuar një kontrast të fortë me momentin e mëparshëm.
Distanca u bë edhe më e dukshme gjatë natës. Teksa ishte në dhomën e gjumit, ajo u mbulua plotësisht me jorgan sapo pa Mateon të hynte, duke dhënë përshtypjen se po shmangte çdo kontakt me të.
Kur Mateo u afrua dhe tentoi ta zgjonte, ajo reagoi keshtu :
“Mateo, jam tu flejt.” A ban me fol ma vone ne endra dhe qesh ajo ka shume emocione
Ky ndryshim i menjëhershëm në sjellje ka bërë që rrjeti të shpërthejë në komente, ku shumë ndjekës po pyesin:
A ishte puthja e sinqertë apo një moment i imponuar nga situata në Prime? Ose Brikena vertet ka shume turp se ka te lehte kte gje sidomos live ne televizion
Raporti mes tyre mbetet një nga më të diskutuarit e këtij edicioni, ndërsa kjo situatë pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e tyre në ditët në vijim.
