Dy konkurrentët më të komentuar të momentit në Ferma VIP, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, po e çojnë lojën e tyre në një tjetër nivel. Pas skenës intime nën jorgan, që bëri xhiron e rrjeteve sociale, dyshja është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Këtë herë, Alba dhe Limi janë kapur nga kamerat duke kërcyer ngjitur me njëri-tjetrin në mënyrë mjaft sensuale, pa u shqetësuar aspak nga sytë e fermerëve të tjerë – apo të publikut jashtë.
Në një moment flirtues gjatë kërcimit, Alba i thotë me humor Limin: “Mirë, mirë, s’qënke keq në kërcim!” – ndërsa ai i kthehet menjëherë: “O zemër, ky është vetëm 10% im,” duke i prekur të pasmet dhe shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku.
Të dy duket se po shijojnë maksimalisht jo vetëm lojën, por edhe afërsinë me njëri-tjetrin – dhe Ferma VIP po bëhet gjithnjë e më shumë një fushë flirtimi sesa një sfidë për mbijetesë!


