Friday, January 16, 2026
HomeALBPas martesës 10-vjeçare, kriza dhe urdhër mbrojtjeje: Çfarë ndodhi mes Nedës dhe...

Pas martesës 10-vjeçare, kriza dhe urdhër mbrojtjeje: Çfarë ndodhi mes Nedës dhe Ogrenit

Pak muaj më parë u bë publik lajmi për përfundimin e martesës dhjetëvjeçare të moderatores Neda Balluku me Ogren Ballukun, vëllain e zv/kryeministres Belinda Balluku. Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja që tregojnë se ndarja nuk ka qenë e qetë.

Burime për ilirianews.al bëjnë të ditur se pas divorcit, Neda Balluku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Çifti u njoh në vitin 2010 gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Marrëdhënia e tyre u kthye shpejt në një nga historitë më të komentuara të asaj kohe dhe u kurorëzua me martesë në vitin 2015.

Në daljen e saj të parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se martesa kishte kaluar prej vitesh në kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme ishte përjetuar edhe në vitin 2020.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2020 dhe atëherë arritëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë gjithmonë për ta mbajtur familjen, por edhe nëse do ta ktheja kohën pas, do të veproja njësoj”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, Neda Balluku theksoi se prioritet mbeten gjithmonë ata.

“Çdo fëmijë meriton të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, në mënyrë që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments