Largimi i Rogertit nga shtëpia e BBVAL ka sjellë reagime të shumta, brenda dhe jashtë shtëpisë.
Së fundmi ka reaguar edhe një ish-fitues i formatit BBVALAnaid Kaloti , i cili përmes një postimi në rrjete sociale u shpreh:
“Me gjithë respektin – aty ka njerëz që nuk e kanë idenë se çfarë është Big Brother!”
Deklarata është interpretuar nga ndjekësit si një mbështetje indirekte për Rogertin, i cili konsiderohej si një nga personazhet më aktivë dhe provokues të këtij edicioni.
Reagimi ka ndezur debat në rrjet, me fansat të ndarë mes atyre që e quajnë largimin e tij humbje për spektaklin dhe atyre që mendojnë se situata kishte kaluar kufijtë.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të tjera nga ish-banorë apo vetë produksioni.
