Saturday, March 28, 2026
HomeALBPas karburantit dhe ushqimeve, rritet edhe çmimi i vajit.Ja sa do të...

Pas karburantit dhe ushqimeve, rritet edhe çmimi i vajit.Ja sa do të shkojë…

Çmimi i vajit të lulediellit në tregun shqiptar po shënon rritje të ndjeshme dhe pritet të rritet edhe më tej gjatë javëve në vijim. Sipas importuesve, çmimi me shumicë ka pësuar rritje nga rreth 176–178 lekë për litër në mbi 182–183 lekë, ndërsa parashikohet që të arrijë deri në 190 lekë për litër.

Shkak për këtë rritje, sipas tregtarëve, është shtrenjtimi i produktit nga fabrikat prodhuese jashtë vendit, si dhe rritja e kostove të transportit dhe karburantit. Këta faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të vajit të importuar në Shqipëri.

Ekspertët theksojnë se mungesa e prodhimit vendas e bën tregun shqiptar më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve ndërkombëtare, duke bërë që çdo rritje në tregjet e huaja të reflektohet menjëherë edhe në çmimet për konsumatorët shqiptarë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments