Friday, March 27, 2026
HomeALBPas humbjes/ Silvinho me lot në sy: Jam shumë i trishtuar…

Pas humbjes/ Silvinho me lot në sy: Jam shumë i trishtuar…

Pas humbjes së Kombëtares ndaj Polonisë, trajneri Sylvinho doli para mediave me një qëndrim të qartë: zhgënjim për rezultatin, por krenari për paraqitjen e skuadrës.

Tekniku brazilian theksoi se kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të barabartë ndaj një kundërshtari të fortë si Polonia, duke lënë të kuptohet se fati i takimit mund të kishte qenë ndryshe.

“Jemi shumë të trishtuar. Jam krenar për lojtarët që luajtën si të barabartë me Poloninë. Mund ta mbyllnim ndeshjen edhe me fitore, por ja që i tillë është futbolli”, u shpreh Sylvinho.

Ai ndaloi edhe te zgjedhjet taktike, duke sqaruar aktivizimin e lojtarëve dhe mënyrën se si u ndërtua loja në mungesë të një sulmuesi tipik qendre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments