Mbrëmja e fundit në “Big Brother VIP Albania” nuk kaloi pa surpriza. Një tjetër banor i dha fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në vend, por ajo që ndodhi pas eliminimit të tij ka shkaktuar shumë më tepër zhurmë se vetë largimi.
Bëhet fjalë për Artanin, i cili u eliminua nga gara pas votimit të publikut, duke lënë përfundimisht shtëpinë. Por dalja e tij nga loja ishte vetëm fillimi i një momenti që askush nuk e priste.
Siç është tashmë traditë, Artani u drejtua në studio për të komentuar eksperiencën e tij përballë moderatorit Ledion Liço dhe opinionistëve. Fillimisht, gjithçka dukej normale: u diskutuan marrëdhëniet, strategjitë dhe momentet më të forta të tij brenda shtëpisë.
Por situata mori një kthesë të papritur në momentin kur opinionisti ka i bëri pyetjen klasike: kush mendon se do të fitojë këtë edicion?
Në vend që të jepte një përgjigje, Artani zgjodhi të “shpërthejë”.
Ai iu drejtua drejtpërdrejt produksionit, duke ngritur një akuzë të fortë që la pa fjalë studion. Sipas tij, bileta e fatit që ai kishte marrë në fillim të lojës ishte zëvendësuar pa dijeninë e tij.
Artani deklaroi se bileta e tij origjinale ishte grisur nga ai vetë në ditët e para, ndërsa ajo që u shfaq më vonë në ekran dukej e paprekur. Një pretendim që ngriti menjëherë pikëpyetje të forta mbi atë që ndodh pas kamerave.
“Jo unë du të të bëj një pyetje: kush ma solli atë të Lori Caffe, kush ma ndërroi aty brenda, biletën e fatit… Sepse më keni nxjerrë gënjeshtar në gjithë Shqipërinë…”, u shpreh ai mes tensionit në studio.
Deklarata e tij krijoi një moment të sikletshëm dhe të papritur, ku moderatorët dhe të pranishmit mbetën të habitur nga ajo që po dëgjonin.
Kjo dalje ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku shumë ndjekës po kërkojnë transparencë dhe një reagim nga produksioni, ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të lojës dhe strategjive pas eliminimit.
Tashmë, vëmendja është te një pyetje e madhe:
A do të reagojë produksioni ndaj këtyre akuzave, apo gjithçka do të mbetet pa përgjigje?
