Pas eliminimit të Malit nga spektakli “Big Brother VIP Albania”, nëna e tij, këngëtarja Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa mesazhe dhe komente nga publiku, të cilat sipas saj tregojnë mbështetjen që Mali ka marrë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.
“Komentet tregojnë gjithçka”, ka shkruar Violetë Kukaj, duke e lënë këtë si reagimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në spektakël.

