Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP”, Egli Tako është fokusuar tek vetja dhe familja.
Në një intervistë për “Post Big Brother”, ajo u shpreh se kjo periudhë i ka shërbyer për të reflektuar dhe për të kaluar më shumë kohë me të dashurit.
Lidhur me marrëdhënien me Gjestin, Egli dha sinjale pozitive: “Gjithçka po shkon mirë deri tani. Kemi komunikuar dhe jemi afruar më shumë. Shpresoj që gjithçka të vazhdojë po kaq mirë,” tha ajo, duke qetësuar fansat e çiftit.