“Pas aventurës në BBV, Rozana vjen me reagimin e parë për publikun”

by orgest · April 23, 2025

Pas finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, Rozana Radi ka reaguar për herë të parë me një mesazh të ndjerë për ndjekësit e saj. Në një postim në Instagram, këngëtarja falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke e cilësuar këtë aventurë si një nga eksperiencat më të veçanta të jetës së saj.

“Ka qenë një udhëtim fantastik jete,” shkruan Rozana, teksa shpreh mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel që, sipas saj, i dhuruan emocione të paharrueshme.

Me pak humor, ajo pranon se ende nuk është përshtatur me përditshmërinë jashtë shtëpisë:

“Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumi nuk më zë si më parë.”

Artistja nuk harroi të falënderojë autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë dhe emocionet që sollën me një finale plot ndjenja. Rozana ka lënë gjurmë në këtë edicion dhe duket se rrugëtimi i saj sapo ka filluar jashtë mureve të BBV.

You may also like