Monday, April 6, 2026
HomeALBPas 50 vitesh takova babanë… dhe nuk ndjeva asgjë”, rrëfimi i fortë...

Pas 50 vitesh takova babanë… dhe nuk ndjeva asgjë”, rrëfimi i fortë i Mariana Kondit

Në një rrëfim të rrallë dhe mjaft personal, aktorja Mariana Kondi ka hapur zemrën për një nga plagët më të heshtura të jetës së saj: marrëdhënien me të atin.

Ajo tregoi se pas afro 50 vitesh pa u parë, takimi me babain nuk i ngjalli asnjë emocion. Sipas saj, kur rritesh pa praninë e një prindi, mësohesh me mungesën dhe ndjenja zbehet deri në atë pikë sa bëhet thuajse e padukshme. Madje, aktorja u shpreh hapur se nëse do të duhej të zgjidhte mes babait të saj biologjik dhe vjehrrit, do të zgjidhte pa hezitim këtë të fundit, të cilin e konsideron si figurë më të afërt dhe më të pranishme në jetën e saj.

Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim” tha Mariana.

Ajo vlerësoi rolin e vjehrrit, duke treguar se ishte ai që i qëndroi pranë në përditshmëri, e këshilloi dhe i dha mbështetje, gjë që nuk e kishte përjetuar kurrë me babain e saj.

Duke kujtuar fëmijërinë, Kondi ndau edhe sakrificat e nënës së saj, e cila i rriti fëmijët e vetme dhe nuk foli kurrë keq për ish-bashkëshortin. Ajo tregoi se nëna nuk zgjodhi të krijonte një tjetër lidhje, duke ia kushtuar jetën plotësisht fëmijëve, pavarësisht se kishte qenë një grua e bukur dhe e admiruar.

“Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet. Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur nme nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë” shtoi më tej aktorja. 

Aktorja zgjodhi të mos zbulojë arsyen e largimit të babait, duke e cilësuar atë si një histori që nuk mund të rrëfehet. Megjithatë, mesazhi i saj ishte i qartë: për të, prind është ai që të rrit dhe të qëndron pranë, jo domosdoshmërisht ai që të jep jetën.

Fjala e Marjana Kondit: Mendoj se njeriun kush e rrit, ai është baba botë e gjithçka. Nuk vë dot asgjë para mamit. Kur kalon shumë kohë e ti rritesh dhe takon, ti nuk ndjen. Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim. Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet.

Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur nme nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë. Nuk e donte asnjëherë martesën. Ajo ishte gjithmonë para-prapa meje dhe vëllait tërë jetën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments