Tuesday, February 10, 2026
HomeALBParashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, megjithatë nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohen në mënyrë të herëpashershme prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në qendër e perëndim reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 13 gradë celcius, ato minimale deri në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-2 ballë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments