Friday, March 6, 2026
HomeALBParalajmërohet rritje e fortë e çmimit të naftës deri ne 400...

Paralajmërohet rritje e fortë e çmimit të naftës deri ne 400 Leke – çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe pasiguria në tregjet energjetike globale po krijojnë frikë për një krizë të re të furnizimit me karburant. Së fundmi, Kina – një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve të rafinuara në Azi – ka urdhëruar rafineritë kryesore të ndalojnë eksportet e dizelit dhe benzinës, duke i dhënë përparësi furnizimit të tregut të brendshëm.

Ky vendim vjen në një moment kur pasiguria për furnizimin global me energji është rritur ndjeshëm për shkak të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. Autoritetet kineze synojnë të shmangin çdo mungesë karburanti në tregun vendas, duke ulur eksportet drejt tregjeve ndërkombëtare.

Por Kina nuk është e vetmja. Në shumë vende të Azisë po vërehet një fenomen i quajtur “grumbullim energjie”, ku shtetet dhe rafineritë po reduktojnë eksportet dhe po ruajnë rezervat për konsum të brendshëm, nga frika e një krize më të madhe furnizimi.

Sipas analistëve të tregjeve energjetike, nëse ky trend vazhdon dhe tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, çmimi i naftës mund të kalojë edhe 140 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare.

Një rritje e tillë historikisht ka sjellë rritje të menjëhershme të çmimeve të karburanteve në shumë vende të botës.

Çfarë pritet në Shqipëri?

Për vende si Shqipëria, që varen pothuajse tërësisht nga importi i karburanteve, çdo lëvizje në bursat ndërkombëtare reflektohet shpejt në çmimet në pikat e karburantit.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nafta arrin ose kalon nivelin e 140 dollarëve për fuçi, çmimi i karburantit në vend mund të afrohet apo edhe të kalojë 350 – 400 lekë për litër, veçanërisht nëse kriza energjetike zgjat për një periudhë më të gjatë.

Vendimet e fundit të vendeve të mëdha prodhuese dhe përpunuese tregojnë se tregjet globale po përgatiten për një periudhë pasigurie energjetike, ndërsa historikisht në situata të tilla çmimet reagojnë shumë shpejt.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments