Tuesday, February 10, 2026
HomeALB“Pamjet filmike në fokus: Pse Prokuroria kërkoi arr*st në burg për tre...

“Pamjet filmike në fokus: Pse Prokuroria kërkoi arr*st në burg për tre të dyshuarit”

Arrest në burg për tre të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat e dyshuar në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout.

Në qeli janë vendosur Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula. Gjatë seancës gjyqësore, të tre të dyshuarit kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.

Sipas Prokurorisë, dyshimet kryesore rëndojnë mbi 27-vjeçarin Andis Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me viktimën, por ka mohuar përdorimin e një çekici, duke deklaruar se nuk ka pasur një mjet të tillë me vete.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe analizimin e pamjeve filmike që lidhen me çështjen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments