Ozempic po rritë ‘gjatësi’ meshkujsh? Të dhënat ‘dridhin’ rrjetin

Ozempic, ilaçi që po bën namin në botë për humbjen e peshës, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes por këtë herë jo për arsye që i përkasin dietave apo diabetit.

Në rrjet po qarkullon një teori e çuditshme dhe po aq e bujshme: disa burra që kanë përdorur Ozempic po raportojnë se penisi i tyre është “zgjatur”.

Madje, ky fenomen online tashmë ka marrë emrin “Ozempic penis”.

Ozempic could be contributing to an increase in average penis size (Steve Christo - Corbis/Corbis via Getty Images)

Në platforma si Reddit, përdorues të shumtë kanë ndarë përvoja personale duke thënë se kanë vënë re një “rritje të dukshme” në përmasat e organit gjenital pas përdorimit të ilaçit. Njëri prej tyre shprehet: “M’u duk si një ndryshim real, afro një inç më shumë…”.

Por çfarë thonë ekspertët?

Urologët e shohin këtë efekt si rezultat të drejtpërdrejtë të humbjes së peshës konkretisht yndyrës që grumbullohet në zonën pubike. Me zhdukjen e kësaj shtrese dhjamore, penisi “zhvillohet” vizualisht më shumë jashtë, duke krijuar përshtypjen e zgjatjes.

Statistikat britanike madje raportojnë një rritje të mesatares kombëtare të gjatësisë së penisit nga viti 2022 në 2024, dhe disa dyshojnë se trendi mund të jetë ndikuar pikërisht nga popullariteti i Ozempic.

A është ky një tjetër “efekt anësor” i padeklaruar i ilaçit? Apo thjesht një mashtrim vizual për shkak të barkut më të sheshtë?

Një gjë është e sigurt, Ozempic nuk ndalet së habituri.