Tuesday, March 17, 2026
HomeALBNuk pranonte të ndahej, shqiptari në Itali plagos me hanxhar bashkëshorten

Nuk pranonte të ndahej, shqiptari në Itali plagos me hanxhar bashkëshorten

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Materës, ku ai dyshohet se e ka sulmuar gruan me hanxhar, duke e plagosur në qafë, pasi ajo kishte vendosur të ndahej prej tij.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja – nënë e tre fëmijëve – ishte larguar nga banesa për shkak të dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike dhe ishte strehuar në një zonë tjetër për sigurinë e saj dhe të fëmijëve. Megjithatë, 43-vjeçari e ka përndjekur dhe e ka sulmuar pasi i ka dalë përpara në rrugë.

Pas arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi hanxharin e përdorur në automjetin e tij, ndërsa në dhomën e hotelit ku qëndronte përkohësisht u zbulua edhe një sasi kokaine, e cila u mor si provë materiale. Hetimet për rastin vijojnë nga autoritetet italiane.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments