‘Nuk meriton finalen!’ – Rozana ‘kryqëzon’ Gjestin para gjithë Shqipërisë!”

by orgest · April 18, 2025

Pasditen e djeshme, gjatë një bisede mes finalistëve të “Big Brother VIP Albania”, Rozana shprehu hapur kundërshtinë e saj ndaj pjesëmarrjes së Gjestit në finale. Ajo kritikoi ashpër sjelljen e tij, duke u shprehur se ai nuk e meriton të jetë fitues i këtij sezoni.

Sipas këngëtares, Gjesti është një njeri që gënjen aq shpesh, sa në shumë raste i beson edhe vetë gënjeshtrave që thotë. Rozana e akuzoi për mungesë të aftësisë për të përballuar situata të tensionuara dhe për ndërtimin e një loje të paqartë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo theksoi gjithashtu se sjellja e Gjestit ka qenë kontradiktore: një version para banorëve dhe një tjetër në dhomën e rrëfimit. “Për Gjestin, çdo histori apo debat këtu ka qenë një hajgare. Ai nuk ka pasur forcë ta çojë përpara asnjë debat dhe nuk ka ditur të mbrojë veten përballë asaj që ka bërë,” tha Rozana.

Sipas saj, mungesa e qëndrueshmërisë, gënjeshtrat dhe pavendosmëria janë disa nga arsyet pse Gjesti nuk e meriton të triumfojë në këtë edicion të “BBVA”.

You may also like