Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol ka rrëfyer që ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Ditën e sotme në emisionin post BBVA, “Fan Club”, e ëma e banores ka shkruar një letër, ku është shprehur se të vërtetën e di vetëm ajo dhe Nikol.
“Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime”, shkruan nena e banores se BBVA.
Ndërkohë në një lidhje telefonike ishte gjyshja e Nikol, e cila u shpreh se ish-nusja e saj ka zgjedhur për të mos folur me mbesën e saj për arsyet e tyre.
“Unë nuk e di, ato të dyja e kanë zgjidhur vetë edhe ajo e ka zgjedhur vetë rrugën e saj edhe ajo e ka zgjedhur mos të flasë me mbesën time, unë nuk kam çfarë t’i them asaj”, tha gjyshja e Nikol.
Gjithashtu moderatorja Kiara Tito e ka pyetur nëse është ndonjë djalë në shtëpinë e Big Brother Vip 5 që i pëlqen për Nikol.
“Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do nëna gati është”, tha gjyshja.
