Sunday, March 15, 2026
HomeALB“Nuk e shikoj dot me sy!” Babai i Selinës shpërthen në “Fan...

“Nuk e shikoj dot me sy!” Babai i Selinës shpërthen në “Fan Club” ndaj Mirit dhe mbron vajzën

Babai i Selinës ka reaguar mesditën e sotme përmes një telefonate në emisionin “Fan Club”, ku komentoi zhvillimet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito për deklaratat e bëra nga Rogerti, i cili tha se babai i Selinës ndodhej në burg, ai e mohoi kategorikisht këtë gjë.

“Unë ndodhem si kokrra e mollës në Afrikën e Jugut, ashtu siç e ka thënë edhe vajza ime. Jam shumë mirë,” u shpreh ai.

Më tej ai foli edhe për deklaratat e tij të mëparshme për Mirin, duke theksuar se i qëndron atyre deri në fund dhe se nuk është penduar për asgjë.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe ka marrë edhe presione nga bota e artit dhe sportit, por shtoi se do të vazhdojë të mbrojë vajzën e tij.

“Kam një vajzë mbretëreshë dhe ajo do të ketë mbrojtjen time deri në fund,” tha ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments