Friday, March 13, 2026
HomeALB“Nuk dua të…”, zbulohet letra e fundit e 25-vjeçares që i dha...

“Nuk dua të…”, zbulohet letra e fundit e 25-vjeçares që i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të 25-vjeçares nga Lezha, Xhuana Nikolli, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Ndërkohë, familjarët e saj kanë bërë kallëzim , në Komisariati i Policisë Nr. 2, ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi.

Sipas burimeve, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai dyshohet se është takuar me ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre në qershor të vitit 2025. Dyshohet se gjatë këtij takimi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pas ngjarjes tragjike, autoritetet kanë kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares, e cila dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.

Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja ishte dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri i saj.

Sipas burimeve, para se të ndërronte jetë, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Në të ajo shkruante se nuk dëshironte më që njerëzit që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments