Thursday, February 19, 2026
HomeALBNuk do ta njihni! Dalin fotot e Rogertit në rini

Nuk do ta njihni! Dalin fotot e Rogertit në rini

Rogerti mbetet një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen me debatet dhe qëndrimet e tij brenda shtëpisë. Por këtë herë, vëmendjen nuk e ka marrë loja e tij, por një foto nga e kaluara që po qarkullon në rrjet.

Bëhet fjalë për një imazh të viteve të rinisë, ku Rogerti shfaqet krejt ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë sot. Me një look djaloshar dhe një pamje më të freskët, ai shfaqet krah partneres së tij, duke rikthyer vëmendjen tek e shkuara e tij.

Ajo që ka rënë më shumë në sy është forma e tij fizike, dukshëm më sportive dhe ndryshe nga paraqitja aktuale në ekran. Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re se pavarësisht ndryshimeve me kalimin e viteve, tiparet dhe vështrimi i tij karakteristik mbeten po të njëjtat.

Fotoja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer interesin për jetën dhe imazhin e Rogertit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments