Prime i mbrëmjes së martës ka sjellë dinamika të reja dhe të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Tashmë duket se aleancat dhe miqësitë nuk janë më siç ishin më parë.
Ditën e sotme, Greta ka patur debate me Mateon dhe Brikenën, me të dy të janë në televotim së bashku me Gimbo dhe Selin.
Greta nuk i ka kursyer fjalët për Brikenën, edhe pse dukej sikur ishin mjaft të afërta me njëra-tjetrën.
“Ti ke thënë që me Mateon keni folur disa muaj, por doli se keni pasur lidhje, që jeni puthur, që keni qenë bashkë një vit. Hajde Brikena tani, nuk je e larë dhe e shpëlarë me flori. Më beso që edhe për ty kanë dalë shumë hipoteza. Kështu që kujdes”, ishin disa nga fjalët me të cilat Greta iu drejtua Brikenës gjatë debatit të tyre.
Më pas, Greta bisedoi me Edisën dhe Juelën, dy kundërshtare të tjera të Brikenës në lojë, duke thënë se nëse ajo dhe Mateo nuk kanë pasur lidhje dashurie jashtë, atëherë ngriti hipotezën se të dy ishin miq me benefite.
“Ti trego njëherë, e do apo jo. E do vetëm si shok me benefite apo për çfarë. Se nëse nuk ka pasur lidhje, atëherë i bie të kenë qenë shokë me benefite, meqë kanë pasur disa gjëra. Edhe unë mund të insunoj se kam pasur lidhje jashtë, kam pasur marrëdhënie. Nëse insunojnë për mua, atëherë edhe unë do filloj. Meqë askush nuk ka mëshirë për mua, edhe unë nuk do të kem mëshirë për asnjë”, u shpreh Greta në bisedën me vajzat e shtëpisë.
