Wednesday, March 11, 2026
HomeALBNuk bashkëpunojmë me non grata”/ Çfarë deklaronte deputeti Gjerman për Sali Berishën

Nuk bashkëpunojmë me non grata”/ Çfarë deklaronte deputeti Gjerman për Sali Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Peter Beyer ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku është pritur në takim nga kryetari i partisë, Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se informoi zyrtarin e lartë për zhvillimet e fundit politike në vend. Berisha tha se i qartësoi Beyer qëndrimin e opozitës pro integrimit të Shqipërisë në Evropë.

“E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës me këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

Pasi doli nga selia blu, Peter Beyer është shprehur se biseda me Berishën ishte konstruktive me në fokus rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Sapo patëm një bisedë shumë frytdhënëse dhe konstruktive. Diskutuam për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, një vend që shpeshherë përmendet si një nga vendet kryesuese në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, nga këndvështrimi i Berlinit, ne shohim gjithashtu disa sfida dhe zhvillime të fundit në këtë vend, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë”, tha Beyer.

Por ja çfarë deklaronte kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer në vitin 2022 për takimet që ka zhvilluar në Tiranë, ku ka theksuar edhe njëherë temat e bisedave që ka zhvilluar nga çelja e negociatave, nisma Open Balkan, tek zhvillimet në Partinë Demokratike.

Deputeti gjerman ka theksuar edhe njëherë se “Partia demokratike rrezikon të izolohet edhe në Europë, përveçse në SHBA”. Beyer thekson qëndrimin e Partisë më të madhe simotër të demokratëve, CDU se nuk do të bashkëpunojnë me një person “non grata”, por do të qëndrojnë krah aletit më të madh, Amerikës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments