Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në Tiranë në 24 orët e fundit. Në autostradën Tiranë-Durrës një 45 vjeçar ka humbur jetën teksa drejtonte mjetin. Viktima dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Ndërkohë një 53 vjeçare ka humbur jetën në rrugën ‘Xhanfize Keko’. Kjo shtetase dyshohet se humbi jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.
“Shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën;
Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.”
