Kur Trinity Page ngarkoi një foto të pëllëmbës së saj në një chatbot të inteligjencës artificiale, ajo nuk e imagjinonte kurrë çfarë do të zbulonte.
Synimi i saj ishte thjesht t’i kërkonte AI-së të lexonte vijat e dorës – por sistemi vuri re diçka krejt tjetër: një nishan i vogël pranë gishtit tregues. Chatbot-i e paralajmëroi se forma e tij mund të ishte e ngjashme me melanoma akrale lentiginoze (ALM) – një lloj agresiv dhe i rrallë i kancerit të lëkurës, sidomos tek njerëzit me lëkurë të çelët.
AI nuk dha diagnozë, por e këshilloi që të konsultohej urgjentisht me një dermatolog. Trinity e ndoqi këshillën dhe është ende në pritje të diagnozës zyrtare.
Ky rast i kujtoi publikut historinë e Marly Garnreiter, e cila në vitin 2024 u paralajmërua për kancer nga ChatGPT një vit përpara mjekëve. Falë këtij paralajmërimi, ajo arriti ta trajtonte në kohë.
Megjithëse AI nuk zëvendëson mjekun, ajo po shndërrohet në një aleat të fuqishëm në zbulimin e hershëm – ndonjëherë më herët se vetë profesionistët.