Thursday, February 19, 2026
HomeALBNgjarje e rëndë në vend, burri ndërron jetë pasi konsumoi fotoksinë

Ngjarje e rëndë në vend, burri ndërron jetë pasi konsumoi fotoksinë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të fotoksinës.

Edhe pse të ndjerit iu dha ndihma mjekësore, sërish nuk ka arritur dot të mbijetonte.

“Më datë 18.02.2026 është dërguar në spital, një shtetas 62 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë, në fshatin Petrelë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 62-vjeçari ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasen R. D.(S)., 54 vjeçe, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. K., 20 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. H. dhe A. M., pasi kanë shqetësuar shtetasin S. A., nëpërmjet telefonit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Nj. P., pasi dyshohet se është konfliktuar verbalisht me drejtuesin e karrotrecit të qarkullimit rrugor, për shkak të zhvendosjes së automjetit të tij;

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin N. T., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-arrestuan shtetasin P. V., 38 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Pas përplasjes, automjeti i 38-vjeçarit ka marrë flakë. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., pasi dyshohet se automjeti që drejtonte është përplasur me një autobus. Si pasojë u dëmtuan 2 pasagjere, të cilat pasi morën mjekim u larguan në banesë;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. D., pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasin A. Sh., 34 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 37 vjeç, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka marrë flakë. Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Më datë 18.02.2026 është dërguar në spital, një shtetas 62 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë, në fshatin Petrelë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 62-vjeçari ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments