Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza shtyn nënën, e lë të plagosur dhe merr arratinë. Lajmi bëhet i ditur për noa.al nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasen I. S., 37 vjeçe, banuese në Durrës.
Gruaja e re e cila dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ka shtyrë nga shkallët nënën e saj dhe si pasojë e moshuara ka mbetur e plagosur me dëmtime në këmbë.
Pas ndihmës mjekësore e dëmtuara është larguar në banesë pa probleme.
Sakaq e reja menjëherë pas krimit e ka lënë nënën në atë gjendje dhe ka marrë arratinë duke u larguar në drejtim të paditur dhe tani është në kërkim. Fakti bëhet më shqetësues sepse ajo mund të jetë rrezik edhe për njerëz të tjerë në kushtet kur është e sëmurë psikike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
