Saturday, February 14, 2026
HomeALBNgjarja e Shijakut shndërrohet në vrasje, ka humbur jetën Denisi

Ngjarja e Shijakut shndërrohet në vrasje, ka humbur jetën Denisi

Ngjarja e Shijakut shndërrohet në vrasje, pasi ka humbur jetën Denis Çumani, 45 vjeçari që u sulmua me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij të martën në Shijak.

I ndjeri nuk arriti të mbijetojë dhe u nda nga kjo botë këtë të shtunë, raporton noa.al dule cituat burime zyrtare nga policia.

Në ngjarjen e 27 Janarit, 45 vjeçari mori plagë të rënda të cilat i prekën organet jetësore duke iu nënshtruar fundit fatal.

Denis Çumani u bë viktimë i një konflikti me dy të rinj, kushërinj mes tyre, Dorian Ferra dhe Indrit Ferra.

Dy kushërinjtë, shkuan mbrëmjen e të martës në 22.30 në banesën e Denisit në lagjen Kodër Shijak dhe ushtruan ndaj tij dhunë verbale dhe fizike. Në një moment, një prej tyre nxori armë zjarri dhe e qëlloi duke e lënë të plagosur rëndë.

Lidhur me ngjarjen, policia tha të martën zyrtarisht se “rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve Indritit dhe Dorianit por deri sot nuk janë gjetur.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Hetimi paraprak sugjeron se dy kushërinjtë u konfliktuan me Denisin, pasi ky i fundit i kishte dërguar mesazhe një vajze e cila ishte e lidhur me një prej dy djemve kushërinj.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments