Roela dhe Vedati, një nga çiftet më të dashur të krijuar nga programi “Për’puthen”, kanë ndarë me publikun një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. Çifti konfirmoi pritjen e ëmbël gjatë një feste emocionuese, e cila u transmetua këtë të diel në emisionin “E Diell”.
Në një ceremoni të organizuar me shumë kujdes dhe dashuri, Roela dhe Vedati zbuluan edhe gjininë e bebit që presin. Emocionet nuk përfunduan aty, pasi momenti kulmor i mbrëmjes ishte kur Vedati i kërkoi Roelës dorën për martesë.
Me sytë e mbuluar dhe e rrethuar nga miqtë dhe stafi i Top Channel perreth Roela mbeti pa fjalë kur Vedati u gjunjëzua dhe i propozoi, ndërsa të gjithë shpërthyen në duartrokitje dhe lot gëzimi.
Dashuria e tyre, e lindur në ekran, duket se po lulëzon përtej kamerave dhe po shndërrohet në një jetë të re – në çdo kuptim të fjalës. Fansat i kanë përgëzuar në rrjetet sociale dhe janë në pritje të detajeve të dasmës së ardhshme.
Kliko linkun per te parë videon:
https://www.instagram.com/reel/DKXKOFZMyyT/?igsh=MWR6b2QxNDFjcDAybA==