Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Qeveria Rama ka marrë disa vendime të rëndësishme.
Në VKM e bërë publike, qeveria ka vendosur krijimin e Kadastrës Digjitale, një Regjistri Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme, i cili synon modernizimin e administrimit të taksës mbi ndërtesën.
Sistemi do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe do të përmbajë informacion të detajuar mbi ndërtesat, njësitë e tyre, pronarët, përdoruesit, zonat e vlerës dhe bazën e taksës për secilën njësi ndërtese.
Gjithashtu Kadastra Digjitale do të regjistrojë detyrimet tatimore, pagesat, gjobat dhe rimbursimet, duke e bërë më transparente menaxhimin e taksave vendore. Sistemi do të ndërveprojë me regjistra të tjerë shtetërorë, përfshirë Kadastrën, Gjendjen Civile, Regjistrin Tregtar, sistemin elektronik të tatimeve dhe Regjistrin e Adresave.
Ndërsa Bashkitë do të kenë përgjegjësinë për administrimin e taksës mbi ndërtesën në këtë regjistër, duke filluar nga 10 shkurti 2026, ndërsa Drejtoria e Taksës së Pasurisë do të mbikëqyrë dhe monitorojë të dhënat, duke siguruar përditësimin dhe saktësinë e tyre.
Po ashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë, është ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MË.
Sipas qeverisë, centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë. Projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masa mbështetëse.
Më tej, është bërë zyrtare shkarkimi i Gent Gazhelit nga Drejtoria e Doganave dhe emërimi i tij si zv,ministër i Mjedisit.
