Tuesday, March 10, 2026
HomeALBNga i preferuari i Edi Ramës, në “harramin” e partisë ! Ish-kryebashkiaku...

Nga i preferuari i Edi Ramës, në “harramin” e partisë ! Ish-kryebashkiaku socialist shkon në SPAK (VIDEO)

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur këtë të martë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryebashkiaku socialist nuk dihet ende se për çfarë është thirrur në Strukturën e Posaçme, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.

Kujtojmë se prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli ka qenë pothuajse i “zhdukur” nga skena publike, duke mos pasur as reagime të shpeshta në rrjetet sociale.

Mjek mazherist me profesion, Dritan Leli u bë i njohur në politikë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës për periudhën 2015-2023. Ai asokohe ishte i “preferuari” i socialistëve në Vlorë, mirëpo më vonë pati përplasje dhe mosmarrëveshje me drejtuesit e saj, çka solli dhe distancimin e tij nga strukturat e partisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments