Një video e fundit që po qarkullon në rrjet ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Monika Kryemadhi shfaqet duke folur për situatën në “Big Brother VIP”, pikërisht në një moment kur ajo po përballet me zhvillime të rëndësishme ligjore.
Në pamjet e publikuara, Kryemadhi dëgjohet duke komentuar largimin e Gimbos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke u shprehur: “Iku Gimbo, gjynah sa i mirë”. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vënë në dukje kontrastin mes situatës së saj personale dhe vëmendjes ndaj një reality show.
Ndërkohë, Kryemadhi është parë duke shkuar drejt ambienteve të GJKKO-së, çka e bën edhe më të diskutueshme këtë moment, pasi shumë komentues e konsiderojnë të pazakontë fokusin e saj në një çështje televizive në një kohë kaq delikate.
