Friday, April 3, 2026
HomeALBNga duartrokitjet te vetmia. Rrëfimi tronditës i “Doktori” pas “daljes nga skena”

Nga duartrokitjet te vetmia. Rrëfimi tronditës i “Doktori” pas “daljes nga skena”

Në studion e ABC-së së Mëngjesit, Gent Pjetri, ish-moderatori dhe ish-këngëtari i njohur si “Doktori” i emisionit Fiks Fare, rrëfeu kalvarin e vuajtjeve pas shkëlqimit të ekranit. “Kam qenë një ndër personazhet më të dashur shqiptarë, ndërsa tani më duket vetja i harruar”, u shpreh ai me dhimbje, duke kujtuar kohën kur publiku e identifikonte kudo si “Doktori”.

Ai tregon se hyrja në media erdhi falë inkurajimit të mikut të tij, Bojken Lako, ndërsa imitimet dhe humori i dhanë famë të menjëhershme. Por ironitë dhe presionet në punë, sipas tij, e shtynë drejt alkoolit dhe gabimeve personale. “U bëra armiku i vetes”, pranon Pjetri, duke rrëfyer se pas largimit nga Top Channel pësoi ishemi cerebrale. “Nëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena”, thotë ai, duke e cilësuar atë periudhë si “brezi i djegur” i jetës së tij.

I njohur më herët edhe si pjesë e grupit “Centaur”, që solli risi në muzikën shqiptare, Gent Pjetri foli sot për një zemër të lënduar: një dashuri që përfundoi në divorc, një flirt që i kushtoi familjen dhe ëndrrën për t’u bërë baba. “Jam djalë i vetëm, i birësuar, pa motër e pa vëlla… dhe për momentin ndihem shumë vetëm”, rrëfeu ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments