“Nga debatet në përqafim? Gjest i papritur mes Rozanës dhe Nedës në BBV”

by orgest · April 15, 2025

Një moment i papritur dhe simbolik ndodhi gjatë ceremonisë festive të dasmës së Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP Albania”. Mes emocioneve, muzikës dhe atmosferës dasmore, një përballje që askush nuk e kishte parashikuar rrëmbeu vëmendjen e publikut.

Teksa shoqëronte Gjestin gjatë hyrjes në ceremoni, Rozana Radi iu afrua opinionistes Neda Balluku. Me një buzëqeshje të lehtë dhe sjellje të përmbajtur, ajo i zgjati dorën duke thënë: “Mirëmbrëma.”

Për çudi të të gjithëve, Neda reagoi pa hezitim. Ia zgjati dorën Rozanës dhe i ktheu përshëndetjen me qetësi, duke dhënë sinjalin e parë të një paqeje të heshtur mes tyre. Gjest ky që u përshëndet nga të pranishmit, sidomos në një ngjarje ku vëmendja ishte mbi dashurinë dhe bashkimin.

Pas debateve të dikurshme dhe tensioneve në ekran, ky veprim i vogël por domethënës dha shpresë për një faqe të re në marrëdhënien e tyre.

You may also like