Saturday, March 7, 2026
HomeALBNetanyahu bën deklaratën e FORTË: “Ju jeni në shënjestër, momenti i së...

Netanyahu bën deklaratën e FORTË: “Ju jeni në shënjestër, momenti i së vërtetës po afron”

Ndërkohë që lufta ka hyrë sot në ditën e tetë, një deklaratë të fuqishme ka bërë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili është shprehur se do të vazhdojë të godazë iranin “me gjithë fuqinë”.

Në një deklaratë të regjistruar, Netanyahu pretendoi se Izraeli dhe SHBA-të kanë arritur “kontroll pothuajse të plotë” mbi qiellin e Iranit dhe se ka “shumë më shumë objektiva dhe surpriza të përgatitura”.

“Ne do ta destabilizojmë regjimin dhe do të mundësojmë ndryshimin”, tha ai.

Kujtojmë se pak para publikimit të deklaratës së tij, Izraeli njoftoi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit.

Netanyahu kërcënoi drejtpërdrejt anëtarët e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke thënë: “Ju jeni në shënjestër”.

Sipas Netanyahut operacioni ushtarak me SHBA-në do të “krijojë kushtet që do t’i lejojnë popullit iranian të marrë fatin e tij në duart e veta”, teksa u bëri thirrje iranianëve të ngrihen.

“Momenti i së vërtetës po afron. Ne nuk kërkojmë ta ndajmë Iranin, por ta çlirojmë atë nga zgjedha e tiranisë dhe të jetojmë me të në paqe, por në fund të fundit varet nga ju”, tha ai.

Në sfondin e sulmeve të intensifikuara izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban, Netanyahu i bëri thirrje qeverisë libaneze që t’i përmbahet angazhimit të saj sipas marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit 2024 dhe të çarmatoset Hezbollahu. Duhet thesuar se deri më tani janë regjistruar 294 të vdekur në Liban dhe mijëra të plagosur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments