Tuesday, February 10, 2026
HomeALB“Nesër do të…”/ Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Presidenti reagon nga qelia...

“Nesër do të…”/ Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Presidenti reagon nga qelia pasi Apeli i GJKKO e la në burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai.

Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit, për të mos marrë përgjegjësi. Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.

“Asnjë cudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim”, shkruan Meta, i cili paralajmeron: “Për më shumë komunikojmë nesër”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments