Beteja e vërtetë e audiencës mes dy reality show-ve më të ndjekur të momentit po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Ndërsa “Big Brother VIP” ka një historik të konsoliduar, “Ferma VIP” po tregon se është një konkurrent tepër i fortë që po arrin të rrëmbejë vëmendjen maksimale të publikut.
Kjo u vu re së fundmi përmes një sondazhi masiv të hapur në internet, i cili u shtroi ndjekësve një pyetje mjaft të drejtpërdrejtë: “Nëse Big-u dhe Ferma transmetoheshin në të njëjtën orë, kë do të ndiqnit?”
Interesi për të shprehur preferencën ka qenë i jashtëzakonshëm, duke grumbulluar plot 10 mijë vota në total. Rezultatet e këtij votimi kanë treguar një garë të ngushtë, por që në fund ka anuar nga formati i ri.
Konkretisht, 52% e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur të ndjekin dinamikat e “Ferma VIP”, duke lënë pas me 48% të votave “Big Brother VIP”.

Ky rezultat tregon qartë se ngjarjet e fundit në “Fermë”, debatet mes banorëve dhe sidomos hyrjet e bujshme të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm kuriozitetin e shikuesve, duke bërë që spektakli të fitojë një terren mjaft të rëndësishëm në preferencat e publikut shqiptar.
